Goditja e Partizanit, Olsi Rama konfirmon Herald Markun dhe rinovimin me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 1:10

Goditja e Partizanit, Olsi Rama konfirmon Herald Markun dhe rinovimin me…

Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, konfirmoi lajmin ekskluziv të “Panorama Sport”, për afrimin e mesfushorit Herald Marku. I ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, Rama bëri me dije se ishi i Vllaznisë do të firmos zyrtarisht nesër, ndërkohë që gjithashtu zbuloi se edhe Jurgen Bardhi, do të rinovojë, duke qenë pjesë e të kuqve edhe në vazhdim.

bandicam 2021-06-16 23-22-09-717

Situata te Partizani- Mendova ta hiqja pak mendjen nga Partizani sot, se nuk e keni idenë çfarë stresi është. Mbas punës dhe stresit vijnë rezultatet. Kemi bërë disa përparime, jemi ende në bisedime me disa lojtarë të ndryshëm.

Afrime në merkato? Jurgen Bardhi është emri që mund të jap, është një nga shtyllat e Partizanit. Edhe Marku ka qenë lojtar i Partizanit. Nesër firmosim me Markun.

Nuk ishte e thjeshtë, Marku është jo vetëm një lojtar i mirë, por edhe një djalë i mirë dhe burrëror. Është e sigurt që kur jepet fjala do të firmoset.

Shorti në Ligën e Konferencës? E dinim që ishim në vazon e ekipeve të forta, shkojmë për herë të dytë në Moldavi, mbas 2 vitesh. Ekipi që do të përballemi, ka fituar Kupën, vjet bëri një paraqitje dinjitoze. U eliminua me shtesë nga Partizani i Beogradit. Unë e shikoj Partizanin të favorizuar.

Në raundin e dytë me Bazelin- Do mundohemi të japim më të mirën ndaj Bazelit, është shtysë më e madhe edhe për djemtë. Ka një buxhet shumë më të madh. Bazeli është ekipi me koeficientin më të lartë, për shkak të historinë në Europë”, u shpreh Rama.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"