Godet Tirana, siguron shërbimet e 2 futbollistëve te kombëtares se Ganës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2018 | 15:10

Godet Tirana, siguron shërbimet e 2 futbollistëve te kombëtares se Ganës

Tirana ka siguruar ditën e sotme, shërbimet e dy lojtarëve ganezë për këtë merkato vere. Panorama Sport mëson ekskluzivisht se Vinsent Atinga dhe Uinful Kobinah, do të vishen “bardheblu” nga sezoni tjetër. Të dy lojtarë kanë firmosur për 3 vite me Tiranën.

vinsent atinga

Vinsent Atinga luan si mbrojtës, me një shtatlartësi plot 190cm i gjatë. 24-vjeçari luan tek ekipi “Hearts of Oak” në Premier Leaguen e Ganës.

Ndërkohë, Uinful Kobinah është 26 vjeç, dhe roli i tij është mesfushor i avancuar. Gjithashtu, edhe Kobinah aktivizohet tek po i njëjti ekip ganez. Pas firmave me Blazheskin dhe Imamin, tashmë Tirana shpreson që dy ganezët të ofrojnë cilësi për ekipin në sezonin e ri në Superiore.

uinful kobinah

vinsen atingaaa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"