Gjykata e Krimeve të Rënda merr vendimin për Grimën dhe portierin Rexhepi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 24, 2018 | 22:55

Gjykata e Krimeve të Rënda merr vendimin për Grimën dhe portierin Rexhepi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e arrestit me burg për 6 antarët e grupit “Bajrit” ku bën pjesë edhe trajneri i Kombëtares së femrave Amir Grima si dhe portieri i Besëlidhjes, Fabjol Rexhepin.

grimaj

Grima është prangosur nga policia në operacionin “Oazi”,  pasi dyshohet për trukim ndeshjesh. Shkodrani është zbuluar rastësisht nga përgjimet telefonike. Gjatë përgjimeve telefonike të Safet Bajrit, në vëmendje të hetuesve ka ardhur një telefonatë e pazakontë e tij në drejtim të trajnerit Armir Grima.

rexhepi (1)

Bëhet fjalë për një ndeshje të Kategorisë së Parë të sezonit të kaluar mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. I përfshirë në këtë çështje është dhe portieri aktual i Besëlidhjes, Fabjol Rexhepi, i cili do të vuajë arrestin me burg.






www.minuta90.com