Gjoba me kusht te Vllaznia, reagon klubi: Nëse ka rezultate pozitive, atëherë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2021 | 12:25

Gjoba me kusht te Vllaznia, reagon klubi: Nëse ka rezultate pozitive, atëherë…

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, klubi i Vllaznisë ka bërë me dije së fundmi se pas rezultateve të dobëta, drejtuesit kanë marrë masa disiplinore dhe sanksioni financiare me kush për një mobilizim të gjithanshëm që skuadra të rikthehet te rezultatet pozitive.

 
Vllaznia

Masat paralajmëruese nuk do të aplikohen nëse ekipi në ndeshje kryesore në vazhdim do të arrijë të marrë rezultate pozitive.

Njoftim për shtyp

Klubi i Futbollit Vllaznia pas rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit të shoqëruara me performancë të dobët analizoi me qetësi përgjegjësitë për të gjithë stafin teknik si dhe lojtarët e aktivizuar.

Duke qenë se në asnjë rast penalizimi nuk përbën qëllim në vetvete kemi marrë masa disiplinore dhe sanksione financiare me kusht që të ketë një mobilizim të gjithanshëm për rikthimin tek rezultatet pozitive ndaj stafit teknik dhe disa prej lojtarëve të cilët besojmë se kanë të gjithë potencialin dhe mundësitë e duhura për të arritur objektivin që klubi i ka vënë vëtvete pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.

Të gjitha masat paralajmëruese ndaj stafit teknik dhe lojtarëve nuk do të aplikohen nëse ekipi në ndeshjet kryesore në vazhdimësi do të arrijë të marrë rezultate pozitive të cilat rrisin besimin tek publiku dhe garantojnë objektivin sportiv.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"