Gati për Kombëtaren, Hysaj e nis si titullar sfidën me Napolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 20:17

Gati për Kombëtaren, Hysaj e nis si titullar sfidën me Napolin

Napoli luan mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 12-të në Seria A përballë Xhenoas.

Hysaj444

Tekniku Ançeloti ka zgjedhur 11 titullarët që do ta startojnë takimin në “San Paolo”, dhe një lajm i mirë vjen për Kombëtaren Shqiptare, në prag të dy sfidave me Andorrën dhe Francën.

Elseid Hysaj e nis si titullar këtë takim, duke konfirmuar lënien pas të dëmtimit të frikshëm që pësoi rreth një muaj më parë, dëmtim që e la jashtë edhe nga ndeshjet e tetorit me Kombëtaren.

Hysaj do ta nisë si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes. Ndërkohë, për Napolin kërkohet patjetër fitorja, pasi në tre takimet e fundit numëron dy barazime dhe një humbje.

 

20:45 | Napoli-Xhenoa

 

FORMACIONET

3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"