Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i FSHF-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2019 | 16:20

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-presidenti i FSHF-së

Futbolli shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti i FSHF-së Miço Papadhopuli. Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mire të historisë së Partizanit dhe futbollit shqiptar.

Papadhopuli

Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950 – 1960, duke arkivuar me të kuqtë si mbrojtës, 6 tituj Kampion të Shqipërisë 1975,1958,1959,1961,1963,1964. Përgjatë kësaj periudhe Miço Papadhopuli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Partizanit.

Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe ai fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë(1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963).

71712182_2506035222845801_5560847217880727552_n

Papadhopuli pati mundesinë që në karrieren e gjatë futbollistike t’i provojë të gjitha, nga të rinjtë, tek Partizani, Kombëtarja, shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të federatës, president i Federatës (1998-2002). Ai u vlerësua me titujt Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i merituar sporti, si dhe President Nderi i Federatës.

“Daja” siç e njohin të gjithë, ishte një njeri i qeshur dhe shumë human, teksa kontributet e tij në futbollin shqiptar janë të paçmueshme!

Homazhet në nder të ish-Presidentit të FSHF-së , do të zhvillohen tek Muzeu Kombëtar, ditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"