FSHF shtyn sërish Kategorinë e Dytë, zbulohet vendimi që erdhi prej… Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 15:01

FSHF shtyn sërish Kategorinë e Dytë, zbulohet vendimi që erdhi prej… Kupës

“Do ta nisim me Kupë të dielën.” Kështu u shpreh vetëm pak minuta më parë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pas mbledhjes që bëri me Ligën Profesioniste, ku dhe u ra dakord që Kategoria Superiore të nisë të mërkurën e 4 nëntorit.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Por, nëse shikon kalendarin e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, që nisin pikërisht të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e para të kësaj jave për kampionatet e respektive, kupton se ndoshta kemi të bëjmë me një lapsus nga drejtuesit e FSHF-së, ose minimalisht një ditë të thënë gabim. “Panorama Sport” zbulon se pas këtij vendimi të marrë në Ligë, menjëherë sot klubet e Kategorisë së Dytë janë njoftuar që java e parë nuk do të nisë të dielën, por të mërkurën më 4 nëntor, njësoj si Superiorja.

Kësisoji, këtë të diel klubet e Kategorisë së Dytë do të jenë të angazhuara në Kupë me turin paraeliminator. Gjithsesi, pritet që në orët në vijim FSHF të zbardh çiftet. Sektori i garave mund të ndryshojë skemën, pasi gjasat janë që turi i parë dhe i dytë të bëhen me ndeshje teke, duke parë se kalendari do të jetë shumë i ngjeshur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"