FSHF merr vendimin, ja kur do te hidhet shorti i Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 12:05

FSHF merr vendimin, ja kur do te hidhet shorti i Kategorisë së Dytë

FSHF-ja ka marrë vendimin për sa i përket hedhjes së shortit të Kategorisë së Dytë, për edicionin 2019-2020.kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x237

Hedhja e shortit do të bëhet ditën e hënë në orën 12:00, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Diçka të tillë e kanë komunikuar vetë drejtuesit e FSHF-së, të cilët nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëjnë me dije se e hëna do të jetë dita kur do të hidhet shorti për këtë edicion të ri futbollistik.

Kategoria e Dytë duhet të ngrinte siparin pikërisht ditën e nesërme, por për shkak të problemeve të shumta që kishin skuadrat, FSHF-ja ka vendosur që ta shtyjë me një javë fillimin e kampionatit, pra do të nisë në datën 29 shtator.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"