ZYRTARE/ Forma zhgënjyese në kampionat, shkarkohet trajneri i Premier Ligës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 21:07

Bota FB LAJMI KRYESOR Premier Liga Të fundit

ZYRTARE/ Forma zhgënjyese në kampionat, shkarkohet trajneri i Premier Ligës

Tashmë është edhe zyrtare, Totenhemi ka shkarkuar nga posti i trajnerit Murisio Poçetinon.mauricio pocetino

Pas pesë viteve në krye të “Spërsave”, tekniku argjentinas tashmë largohet nga klubi anglez. Shkak për këtë shkarkim janë bërë rezultatet e dobëta, që Totenhemi ka marrë në këto javë të para në këtë sezon të ri futbollistik.

Vetëm 14 pikë deri tani në 12 ndeshje të zhvilluara, shumë pak për një skuadër që kishte pritshmëri të mëdha për këtë sezon. Suksesi më i madh i Poçetinos në krye të Totenhemit ishte arritja deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën nga Liverpuli.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com