Festimet me shqiponjë, FIFA hap hetimin për Xhakën dhe Shaqirin. Nuk shpëtojnë as serbët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 23:47

Festimet me shqiponjë, FIFA hap hetimin për Xhakën dhe Shaqirin. Nuk shpëtojnë as serbët

Lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, që përmbysën edhe Serbinë mbrëmjen e kaluar, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të jenë subjekti i një hetimi të hapur nga trupi disiplinor i FIFAs, pas festimeve të tyre me simbolin e shqiponjës.

xhaka-shaqiri_1529737418-2813441

Në një deklaratë të nxjerrë nga FIFA mbrëmjen e së shtunës, thuhet: Komisioni Disiplinori i FIFAs ka hapur një procedurë disiplinore ndaj lojtarëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre të golave kundër Serbisë. Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur edhe procedura disiplinore ndaj Federatës së Serbisë, për shfaqje të mesazheve politikë nga ana e tifozëve serb, si dhe për rrëmuja tifozësh. Gjithashtu, një hetim është hapur edhe kundër trajnerit të Serbisë, Mladen Krstajiç për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"