Edhe Laçi mbetet pa trajner, ikën vlonjati Mezani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 12:55

Edhe Laçi mbetet pa trajner, ikën vlonjati Mezani

Çudira shqiptare. Pas Luftëtarit që u kualifikua në Europë, edhe Laçi mbetet pa trajner. Gentjan Mezani ka zgjedhur të largohet me konsensus për arsye personale nga drejtimi i Laçit.

Mezani1-470x312

Vlonjati drejtoi me sukses kurbinasit, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Europës si vend i katërt dhe gjithashtu e çoi ekipin në finale të Kupës së Shqipërisë.

Lajmin për largimin e konfirmoi për “Panorama Sport” vetë Mezani, i cili sqaroi se ikën me falënderime për të gjithë nga Laçi, duke filluar nga presidenti Laska, lojtarët dhe tifozët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"