FOTO/ E pazakontë në Fier, helikopteri ndërpret Apolonia-Luftëtari

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 4, 2018 | 18:25

FOTO/ E pazakontë në Fier, helikopteri ndërpret Apolonia-Luftëtari

Në këto momente po luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit miqësorja mes Apolonisë dhe Luftëtarit. Që në minutën e 2-të kanë kaluar në avantazh gjirokastritët me anë të Maldin Ymerajt dhe kur pjesa e parë po i drejtohej fundit ka ndodhur diçka e pazakontë.

helikopteri fier1

Policia ka urdhëruar ndërprerjen e takimit, pasi një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë do të ulej në tapetin e stadiumin, pas një rasti urgjent. “Panorama Sport” ka siguruar foto nga momenti i uljes së helikopterit, që po priste ambulancën dhe do të transportonte drejt kryeqytetit një person me probleme të rënda shëndetësore. Aktualisht lojtarit po presin të rifillojë takimi.

helikopter fier

helikopteri fier

Bujar Rama






www.minuta90.com