E konfirmon edhe UEFA, anulohet ndeshja mes Dritës dhe Linfieldit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 17:00

E konfirmon edhe UEFA, anulohet ndeshja mes Dritës dhe Linfieldit

Tashmë është zyrtare. UEFA ka anuluar ndeshjen mes Dritës dhe Linfieldit në kuadër të fazës preliminare për Ligën e Kampionëve, e planifikuar të zhvillohej sot në orën 18:00.

dRITA Vucaj

Ky vendim ka ardhur pasi ekipi gjilanas është futur në karantinë, teksa 2 futbollistë kanë rezultuar pozitivë.

“Pas një vendimi të marrë nga autoritetet shëndetësore zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n për të izoluar ekipin e Dritës pasi që një lojtar i dytë nga skuadra kosovare u testua pozitivisht për Covid-19, ndeshja mes Dritës dhe Linfield nuk do të zhvillohet”, njofton UEFA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"