Dy talentet e Skënderbeut, një hap larg transferimit në kampionatin kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 12:52

Dy talentet e Skënderbeut, një hap larg transferimit në kampionatin kroat

Dy talentet e Skënderbeut, mbrojtësi Jorgo Pëllumbi dhe mesfushori Agon Elezi janë një hap larg kalimit në Kroaci. Të dy futbollistët ishin më të spikaturit në sezonin e fundit, jo vetëm te Skënderbeu, por edhe në Superiore.

Agon Elezi

Tashmë ata janë shumë afër kalimit te skuadra kroate e Varazdin. Sipas “index.hr” kroatët janë në bisedime me klubin korçar për të marrë mesfushorin dhe mbrojtësin. Marrëveshja e kësaj lëvizje të dyfishtë do të jetë huazim me të drejtë blerje, në rast se futbollistët bindin me paraqitjet e tyre.

pellumbi-sot

Marrëveshja po shkon në rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet të mbyllet gjithçka. Gjithashtu Skënderbeu për Pëllumbin ka qenë në bisedime edhe me skuadrën tjetër kroate të Osijekut, ku palët kishin lënë të takoheshin menjëherë pas grumbullimeve të ekipeve kombëtare.

JKH LJKL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"