Dorëheqja e Sinellës, Tomori gjen menjëherë trajnerin e ri. I beson stolin ish-teknikut të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2021 | 15:16

Dorëheqja e Sinellës, Tomori gjen menjëherë trajnerin e ri. I beson stolin ish-teknikut të Partizanit

Bledar Sinella dha dorëheqjen ditën e djeshme nga drejtimi i Tomorit, duke iu dalë në krahë lojtarëve, pas situatë kaotike të krijuar në kampin beratas, me pagesat e futbollistëve, të cilët këtë periudhë duhet të paguanin shpenzimet nga xhepi i tyre.

Tomori Berat

Gjithsesi drejtuesit e Tomorit, nuk kanë humbur kohë për të gjetur “timonerin” e ri, duke i besuar drejtimin e skuadrës, Klevis Dalipit, ish-trajnerit të Partizanit, Luftëtarit, Korabit, etj.

Tekniku elbasanas ka marrë bekimin e kryebashkiakut Demo dhe do të nisë menjëherë nga puna. Lajmi është konfirmuar nga klubi beratas nëpërmjet faqes zyrtare.

Tomori

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"