Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 23:00
VENDIMET/ Disiplina paralajmëron Partizanin, 6 ndeshje pa tifozë për…
Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme vendimet për parregullsitë në lidhje me ndeshjet dy javë më parë.
Nga klubet e Superiores, vetëm Partizani është paralajmëruar, se në rast vonese të lojës do të jetë subjekt i masave disiplinore. Albpetroli dhe Luzi 2008 janë dënuar me nga 6 ndeshje pa tifozë, si dhe gjobë 100 mijë lekë, që do aplikohet në masën 20%. Më poshtë, vendimet e plota.
VENDIMET E PLOTA
- KF Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.
- Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit kombëtar të kategorisë së dyë, duke shkaktuar akte dhunde ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, denohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore në stadiumin perkates si dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%.
- KF Sopoti, per sjellje te gabuar te spektatoreve duke shkaktuar nderprerjen e lojes, ne baze te Nenit 65 te KDS, denohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatore dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) Leke. Ne zbatim te Nenit 117 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%,
- Lojtari i KF Gramozit Enea Mydini, per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes duke perdoru fjale ofenduse, ne baze te Nenit 48/1/a te KDS denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Lojtari i Kelcyres Nazmi Gaba, per goditje ndaj kundershtarit, ne baze te Nenit 47/1/e të KDS, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
- Zyrtari i KF Gramozi, Fabian Cuko, per goditje me grusht të kundershtarit, ne baze te Nenit 47/2/b te KDS denohet me 9 (nente) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Ne baze te Nenit 19 te KDS, zyrtarit i ndalohet qendrimi ne stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambjentin perreth fushes.
- Sh.S Albpetrol, per sjelljen e gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhunde ndaj zyrtarit te ndeshjes e duke shkaktuar nderprerjen e perkohshme te lojes, ne baze te Nenit 65/4/c te KDS, denohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin perkates si dhe gjobe ne masen 100.000 (njeqindmije) leke. Ne zbatim te nenit 116 te KDS, gjoba te aplikohet ne masen 20%.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të “Football Republic” Frenki Shahaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.
- Rrezimin e kërkesës së KF Dinamo U19 si të pa bazuar në KDS.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të KF Partizani Erlind Qehajaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"