Disiplina kujtohet për vendimet, dënon me 8 javë zyrtarin dhe hap hetimin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 19:55

Disiplina kujtohet për vendimet, dënon me 8 javë zyrtarin dhe hap hetimin për…

Është mbledhur ditën e sotmë Komisioni i Displinës dhe ka publikuar vendimet e marra për javën që lamë pas.

disiplina_1dhjetor

Për dhunën e ushtruar nga zyrtari krutanëve Gazmend Vogli ndaj gjyqtarit në ndeshjen mes Kastriotit dhe Egnatias, Komisioni ka marrë vendimin për hapjen e hetimit disiplinor, duke mos dhënë asnjë dqënim këtë javë.

Ndërkaq nga ana atjetër është dënuar zyrtari i Egnatias, Eduard Thartori me 8 ndeshje pezullim për sjellje të keqe.

Vendime të pakuptueshme këto nga Disiplina, pasi pritej një vendim krejtësisht tjetër për dhunën e ushtruar nga zyrtari i Kastriotit.

Gjithashtu Komisioni i Disiplinës ka ndryshuar edhe vendimin për Kamzën, skuadër e cila nuk u paraqit në sfidën e Kupës së Shqipërisë kundër Apolonisë, ndeshje të cilën e humbën në tavolinë me rezultatin 3-0. Si fillim Kamza ishte dënuar me humbjen e ndeshjes 3-0 në tavolinë, ndërsa tani në një vendim të ri, Komisioni i Disiplinës ka vendosur që ta dënojë këtë klub me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme.

Vendimet e plota: 

1. KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 54/2 të KDS, dënohet me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme futbollistike.

2. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkljeve disipinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4. Lojtari i KF “Oriku”,Ergys Kuci, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të akvitetet.

5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.

komisioni

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"