Dinamo në festë, administratori Pontreli fiton gjyqin për …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 17:57

Dinamo në festë, administratori Pontreli fiton gjyqin për …

Dinamo në festë! Administratori  Marko Pontreli, pas 5 vitesh në dyert e gjykatës italiane, ka marrë lajmin më të rëndësishëm në jetë, teksa ka fituar gjyqin mbi falimentimin e Triesitnës.

Dinamo Pontreli

Lajmi është bërë publik nga klubi kryeqytetas, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, blutë bëjnë me dije që pas 5 vitesh baltë, drejtësi vendosi mbi pafajësinë e administratorit të ri të Dinamos, i cili do të tentojë t’i rikthejë lavdinë e dikurshme klubit shqiptar, që ka shkruar historinë në Kategorinë Superiore.

Gjasat janë të mëdha që pas fitimit të këtij gjyqi, Pontreli të investojë fuqishëm në klubin shqiptar, teksa revolucioni pritet të vijë në merkaton e janarit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Marco Pontrelli, pas 5 vitesh në dyert e gjykatave italiane, fiton gjyqin mbi të ashtuquajturën falimenti i FC Triestinës. 5 vjet balte, Drejtësia vendosi mbi pafajsinë e Marco-s!

Dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"