Devolli takohet me drejtuesit e Tomorit, ja kur vendoset për stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 13:42

Devolli takohet me drejtuesit e Tomorit, ja kur vendoset për stolin

Siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme, ish-trajneri i Kamzës, Bledar Devolli, është takuar këtë paradite me drejtuesit e Tomorit, dhe kanë diskutuar për kontratën. Trajnerit 40-vjeçar i është bërë një ofertë zyrtare, por të dyja palët kanë pretendimet e tyre.

Devolli

Devolli ka vënë disa kushte për të marrë drejtimin e skuadrës, dhe nëse i plotësohen, do të ulet në stolin e Tomorit. Vendimi përfundimtar pritet të merret sonte në darkë. Nëse pranon të marrë “çelësat” e Tomorit, ky do të ishte një rikthim për Devollin pas 16 vitesh në Berat, pasi ka qenë si futbollist pjesë e ekipit rreth 6 muaj, kur drejtohej nga Kristaq Mile, dhe tifozët beratas kanë kujtime të mira.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"