Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:58


Debati i ashpër me të dashurën në mes të lagjes, arrestohet ish-futbollisti i Partizanit

Ish-futbollisti i Partizanit, Theofilio Solomon në telashe të mëdha! 25-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë nga policia e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga e dashura e tij, teksa së fundmi mësohet se i është caktuar masë arrest me burg.

Melo-Solomon-Partizani-665x640

“Panorama Sport”, zbulon  se mes çiftit ka pasur një debat të ashpër, në mes të lagjes ku Solomon dhe e dashura e tij banonin, teksa të pranishëm kanë qenë edhe disa kalimtarë, që e kanë parë plotësisht skenën e ndodhur.

Solomon maske

Burime pranë policisë bëjnë me dije se ai u denoncua më datë 17 shkurt nga e dashura e tij e identifikuar me inicialet E.P për dhunë në familje. Futbollisti ai ka depozituar një kërkesë në Apel ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë që Solomon u largua nga Partizani në merkaton e janarit, duke firmosur me skuadrën e Qadsias në Kuvajt. Për shkak të problemeve, sulmuesi nuk është bashkuar ende me ekipin e ri dhe ndodhet në Shqipëri.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Th. S., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

VERONIK ISTREFAJ- PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Denoncimi për dhunë nga e dashura, ja sa vite burg rrezikon Solomon