Cetkoviç “driblon” Tiranën, firmos me kampionët e Malit të Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 11:42

Cetkoviç “driblon” Tiranën, firmos me kampionët e Malit të Zi

Ish-mesfushori i Laçit dhe Partizanit, Marko Cetkoviç, ishte emri më i lakuar në merkaton e Tiranës ditët e fundit.

575e9c9d-7c78-4fd3-bbc0-5aa10a0a0a64-cetkovic-718x446

Malazezi ra dakord parimisht me drejtuesit bardheblu, por në momentin e fundit i ka “dribluar” duke firmosur në Malin e Zi me skuadër e Sutjeskës. Lajmi është bërë publik nga kampionët në faqen zyrtare.

cetko

“Përforcimi i parë i klubit tonë për këtë sezon është mesfushori malazez Marko Cetkoviç. Ai ka qenë dëshirë e drejtuesve tanë dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur marrëveshjen e bashkëpunimit”, shkruan klubi i Sutjeskës në faqen zyrtare.

Në sezonin e kaluar Cetkoviç ishte pjesë e OFK Titograd, ku në 33 ndeshje realizoi 8 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"