VIDEO/ Çështja e rinovimit, reagon trajneri i Vllaznisë: Klubi duhet të jetë më…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2021 | 0:26

VIDEO/ Çështja e rinovimit, reagon trajneri i Vllaznisë: Klubi duhet të jetë më…

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, është pranë firmosjes së rinovimit të kontratës edhe për sezonin sezonin e ri. Sapo ka përfunduar një takim mes tij dhe sponsorit Alban Xhaferi në Shkodër, por zyrtarizim të marrëveshjes mes palëve nuk pati as sot, teksa gjithçka do t’i lihet ditës së nesërme (të martën).Brdaric Xhaferri

Trajneri Brdariç pranoi të fliste për mediat pas takimit që zhvilloi me Xhaferin. Ai deklaroi se klubi duhet të jetë më profesional dhe kjo është një prej arsyeve që ende nuk ka gjetur akordin përfundimtar.

Brdaric Vllaznia

 

“Kemi vendosur për nesër dhe do shohim sëbashku dhe vendosim nesër. Duket mirë por kemi nevojë të flemë sonte dhe nesër t’i shohim gjërat me qetësi. Jo nuk mund të themi që është e mbyllur për të ardhmen sepse kemi dy pika ndërsa tjerat janë mbyllur dhe jemi afër besoj.

Brdaric

E përgjithshmja është e mirë dhe jemi afër. Nuk është çështje thjeshtë parash, s’ka lidhje me paratë dhe ajo që unë kam kërkuar është që të jemi profesionist dhe të gjejmë mundësinë për të punuar në grup. Ajo që është e rëndësishme duhet ta përgatisim skuadrën për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishmja përse ne duhet të punojmë në grup”.

SENAD NIKSHIQI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"