Brdariç i larguar, ja kush pritet të zëvendësojë trajnerin gjerman te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2021 | 23:59

Brdariç i larguar, ja kush pritet të zëvendësojë trajnerin gjerman te Vllaznia

Thomas Brdariç nuk do të jetë me trajner i Vllaznisë. Burime pranë kuqebluve bëjnë të ditur se tekniku gjermano-kroat është larguar nga ana e drejtuesve të Vllaznisë.

PLORI BRDARIC

Humbja me Bylisin ne Shkodër i ka kushtuar shumë shkodranëve për vazhdimësinë dhe aq më tepër anën psikologjike duke bërë që Brdariç të largohet. Kanë qenë drejtuesit ata të cilët i kanë kërkuar largimin trajnerit.

Ndërkohë drejtimin e skuadrës do ta marrë Elvis Plori, trajneri i parë i kuqebluve bashkë me pjesën e mbetur te stafit teknik.

Pas disa orësh konsultimesh është vendosur largimi i Brdariç. Skuadra ka të paktën 9 javë që ka ndryshuar lojën e saj por edhe rezultatet duke bërë që nga 9 pikë diferencë në vendin e parë te shkojë në një pikë dhe tashmë me kete humbje ndaj Bylisit mund të lëshohet edhe vendi i parë.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Kaos te Vllaznia, trajneri Brdariç rrezikon shkarkimin. Klubi bën…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"