Bota e sportit në zi, vdes në aksident Kobi Brajant

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 21:46

Basketboll Bota LAJMI KRYESOR Të fundit

Bota e sportit në zi, vdes në aksident Kobi Brajant

Ikona e basketbollit dhe sportit botëror Kobi Brajant ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Kaliforni.

Kobi Brajant me maske

Mediat amerikane shkruajnë se helikopteri me të cilin fluturonte ish-kampioni i Los Anxhelos Lejkërs është përplasur dhe ka marrë flakë. Të 5 personat në bord kanë humbur jetën.

Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim rreth këtij aksidenti fatal. Nga ana tjetër, e gjithë bota ka nisur të shprehë pikëllimin dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të njërit prej sportistëve më të suksesshëm në histori. Brajant ishte 41-vjeç dhe la pas gruan me 3 vajzat.

Në karrierën 20-vjeçare, Brajant fitoi 5 tituj kampion të NBA. Ai u shpall “Basketbollisti më i mirë” për vitin 2008. Brajant mbetet ikonë e Los Anxhelos Lejkërs. Edhe me SHBA-në ai korri suksese madhore duke fituar dy medalje të arta olimpike si dhe kampionatin botëror në vitin 2010.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com