Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda Gerd Myler

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2021 | 15:00

Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta legjenda Gerd Myler

Bota e futbollit në zi, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare legjenda gjermane Gerd Myler.

Myler

Lajmi i kobshëm, është konfirmuar nga klubi i Bjernit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Gerd Myler

Sulmuesi i madh i Gjermanisë, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Myler ishte një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit.

Para Ronaldos dhe Mesit, bomberi gjerman kishte gjithë rekordet në Europë. Në 427 ndeshje të Bundesligës, Myler arriti të shënonte plot 365 gola.

Myler ishte një nga golashënuesit më të mëdhenj të historisë të futbollit. Para Ronaldos dhe Mesit, bomberi gjerman kishte gjithë rekordet në Europë. Në 427 ndeshje të Bundesligës, Myler arriti të shënonte plot 365 gola.

Myler Gerd

Për sa i përket trofeve, legjenda Myler, fitoi 4 herë Bundesligën. Bomberi gjerman fitoi Europianin në vitin 1972 dhe Kupës e Botës në 1974 me kombëtaren gjermane. Ai mbajti veshur fanellën e Bajernit nga viti 1964 deri në 1979.

Me këtë stil unik të lojës dhe një instinkt të jashtëzakonshëm për golat, ai arriti rekord pas rekordi: në sezonin 1971/72, Myler shënoi 40 gola të Bundesligës. Një rekord që zgjati 49 vjet dhe u thye me vetëm  një gol nga Robert Levandowski sezonin e kaluar.

 

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Vuante prej 6 vitesh nga sëmundja e pakureshme/ Kush ishte Gerd Myler, legjenda gjermane që ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare

VIDEO/ Kur legjenda Gerd Myler i shënonte “poker” golash Kombëtares shqiptare

VIDEO/ Instik vrasës para portës, shikoni golat më të bukur në karrierë të Gerd Mylerit

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"