Besëlidhja gjen trajner, i beson një shkodrani projektin për… Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2019 | 23:35

Besëlidhja gjen trajner, i beson një shkodrani projektin për… Superiore

Besëlidhja duket se e ka marrë seriozisht projektin për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore, teksa prej disa sezonesh qëndron në mesin e Kategorisë së Parë.

plori1

Diçka të tillë, lezhjanët kërkojnë ta bëjnë që me postin e trajnerin. Ditën e sotme, klubi ka gjetur akordin me trajnerin Elvis Plori, dhe ai do të drejtojë ekipin në sezonin e ri.

Tekniku shkodran, ishte ai që dy sezone më parë, ia doli të ngjiste në Superiore Kastriotin, ndërsa tani do të provojë diçka të tillë edhe me Besëlidhjen. Zyrtarizimin e marrëveshjes e konfirmon vetë trajneri Plori, për Panorama Sport.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"