Basketbolli shqiptar në zi, “COVID-19” i merr jetën trajnerit kampion nga Vlora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 23:50

Basketbolli shqiptar në zi, “COVID-19” i merr jetën trajnerit kampion nga Vlora

“Covid 19” i merr jetën Viron Toskës. Trajneri kampion i Flamurtarit në basketboll për femra humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa prej dy javësh ishte i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në Tiranë.B9FBD857-E3A3-4DA0-970F-90C8B532AF07

Përpara një jave, Federata e Basketbollit do të bënte të mundur transportimin e Toskës drejt Turqisë, për një mjekim të specializuar, por futja në intubim e bëri të pamundur.

Toska u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, ndërsa për gati 10 vite ishte edhe shef i klubit shumësportësh “Flamurtari”. Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së trajnerit vlonjat për këtë humbje kaq të madhe.

toskaa toska

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"