Arrihet marrëveshja mes FSHF e Rejas, ja kushtet e kontratës së re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 23:14

Arrihet marrëveshja mes FSHF e Rejas, ja kushtet e kontratës së re

Tashmë duket se marrëveshja është arritur! FSHF dhe Edi Reja do të lidhin një kontratë të re mes tyre, e cila do të vazhdojë edhe për 4 vitet e mëtejshme.

Edi Reja

Më herët gjatë ditës së sotme, u bë i njohur lajmi se Reja pretendonte që të firmoste kontratën e re për 2 vite, ndërsa FSHF ia ofronte për një periudhë prej 4 vitesh.

Gjithsesi, në orët e vona të mbrëmjes “Top Channel” shkruan se marrëveshja është arritur, dhe Reja me kontratën e re 4-vjeçare, pritet të fitojë edhe 25 mijë euro në muaj. Kontrata e teknikut 74-vjeçar parashikohet të përfundojë në vitin 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"