Ankesa para sfidës me Vllazninë, drejtuesit e Partizanit shkojnë te delegati i ndeshjes për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2021 | 15:38

Ankesa para sfidës me Vllazninë, drejtuesit e Partizanit shkojnë te delegati i ndeshjes për…

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Vllaznisë dhe Partizanit, ku të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

shkwndije loro borici

Megjithatë para ndeshjes, drejtuesit e Partizanit kanë pasur ankesa për gjendjen e fushës në “Loro Boriçi”. Gazetari Ylli Aga, raporton se drejtuesit e të kuqve, kanë shkuar te delegati i ndeshjes, dhe janë ankuar se bari është shumë i gjatë.

Për këtë foli edhe sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili u shpreh se nuk është në dijeni të kësaj, duke shtuar më tej se i kishte kërkuar punëtorëve të stadiumit që fusha të ishte në gjendje optimale. “Nuk jam në dijeni të kësaj gjëje. I kam kërkuar punëtorëve që fusha të jetë në gjendje optimale”, tha Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"