Akuzat e holandezit, reagon trajneri i Luftëtarit: Ishte mbipeshë dhe 25 % i dhjamosur, nuk mund…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 12:51

Akuzat e holandezit, reagon trajneri i Luftëtarit: Ishte mbipeshë dhe 25 % i dhjamosur, nuk mund…

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas, ka dalë pak minuta më parë para mediave, duke folur për ndeshjen me Vllazninë.marantas

Ai iu përgjigj edhe akuzave të mbrojtësit holandez, Hilgen Cerezo. “Nga ky moment për ne çdo ndeshje është si finale. Nesër pres të fitojmë ndaj Vllaznisë. Jemi gati, bashkë me lojtarët kemi punuar për të marrë tri pikë. Por, duam patjetër mbështetjen e tifozëve gjirokastritë për t’ia dalë në këtë takim kaq të rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Maranatas.

hilgen cerezo luftetari

Më pas, i pyetur nga “Panorama Sport” për akuzat e mbrojtësit holandez, Hilgen Cerezo, trajneri grek i Luftëtarit sqaroi: “Ai u largua nga skuadra për shkak të mbipeshës. Ishte 1.81 metra i gjatë dhe peshonte 89 kile. Këto janë matje ergometrike që janë bërë nga specialistë dhe jo nga mua.

Nuk mund të mbanim një lojtar me 25 % dhjam në trup. Nëse ai shikon fantazma, është problemi i tij. Pastaj, ne nuk morëm një tjetër lojtar për të hequr atë, Janë pretendime të kota. Nuk e kuptoj”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"