Goditje e rëndë për Piolin para Kaljarit, dy titullarët e Milanit rezultojnë pozitiv me Koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 15:10

Goditje e rëndë për Piolin para Kaljarit, dy titullarët e Milanit rezultojnë pozitiv me Koronavirus

Nëpërmjet një komunikate në faqen e klubit, Milani njofton se Hakan Çakhanoglu dhe Teo Hernandez kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.

FBL-ITA-SERIEA-AC MILAN-LAZIO

Një lajm  i keq ky për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë pa dy titullarët në ndeshjen me Kaljarin.

Lojtarët nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme, teksa janë izoluar menjëherë, ku do të qëndrojnë, derisa virusi të zhduket nga trupi i tyre.

Kujtojmë se pozitiv me Koronavirus te Milani janë edhe Ante Rebiç e Rade Kruniç, të cilët rezultuan para ndeshjes me Juventusin.

Ndonëse kryesojnë kampionatin, klub i kuqezi po kalon një periudhë shumë të vështirë nga dëmtimet dhe Koronavirusi, ku shumë lojtarë nuk kanë qenë të gatshëm për skuadrën, në periudha të caktuara të sezonit.

Comunicato Ufficiale: Hakan Çalhanoğlu e Theo Hernández ?? https://t.co/NmG3ZHkGjj#SempreMilan pic.twitter.com/QOVTL6yQEV

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"