Lajmi i bujshëm nga media franceze: Zidan, tek Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 17:32

Lajmi i bujshëm nga media franceze: Zidan, tek Mançester Junajtid

Zinedin Zidan gjendet aktualisht pa një skuadër, pas largimit të papritur nga Reali i Madridit, ku në tre vite fitoi edhe tre Champions League. Siç shkruan “L’Equipe” në Francë, tekniku mund të fluturojë për në Mançester sezonin tjetër, për të marrë drejtimin e “djajve të kuq”.

zidan

Zidan e pëlqen një punë në Premier League, dhe si një admirues i madh i Sër Aleks Ferguson, ai do të donte shumë të vazhdonte punën disa vjeçare të skocezit legjendar. Problemi për momentin është se Hoze Murinjo ka edhe dy vite në kontratë me Junajtid, por duke parë situatën aspak të mirë të trajnerit portugez me pronarët e klubit, por edhe me ekipin, largimi i tij mund të ndodhë në fund të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"