Problem i papritur para ndeshjes me Skënderbeun, mbrojtësi i Teutës dëmtohet në nxehmje dhe humbet takimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 14:59

Problem i papritur para ndeshjes me Skënderbeun, mbrojtësi i Teutës dëmtohet në nxehmje dhe humbet takimin

Skuadra e Teutes do të ndeshet pas pak me skuadrën e Skënderbeut në Durrës në kuadër të javës së 19-të të Kategorisë Superiore. Një ndeshje shumë e rëndësishme për blutë e Martinit të cilët kërkojnë me patjetër që të fitojnë sot në mënyrë që të afrohen me vendin e parë.
Rustem Hoxha
Ndërsa para kësaj sfide nuk ka lajme të mirë për teknikun Martini. Ai do të duhet të vuajë mungesën e Rustem Hoxhës në mbrojtje i cili, pësoi një dëmtim në kavilje gjatë nxemhjes. Sipas të gjitha gjasave në vend të tij do të startojë Daja në mesin e fushës dhe Aleksi me Arapin në qëndër të mbrojtjes.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"