Lajmet për blerjen e Milanit, rrëfehet Arnault: Unë i dua kuqezinjtë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 19:25

Lajmet për blerjen e Milanit, rrëfehet Arnault: Unë i dua kuqezinjtë, por…

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Milani do të ndërrojë pronësi, me emrin më të përfolur atë të Bernard Arnault.Bernard-Arnault

Pronari i firmës së njohur të veshjeve “Louis Vuitton”, thuhet se është në tratativa me pronarët e Milanit, për ta marrë ekipin italian.

Megjithatë për t’i shuar përfundimisht këto zëra, ka menduar vetë Arnault, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur: “ Unë nuk e di se nga dalin këto lajme të tilla. Unë e dua Milani, por e përsëris edhe njëherë se nuk jemi të interesuar për ta blerë.”

Në këtë mënyrë të gjitha shpresat e tifozëve të Milanit, të cilët ishin të gëzuar se ekipin e tyre do ta merrte një pronar shumë i pasur, janë shuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"