Lajme të mira për De Biazin, pranë stolit të kombëtares që e mundi me Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 9:26

Lajme të mira për De Biazin, pranë stolit të kombëtares që e mundi me Shqipërinë

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani de Biazi, është shumë pranë rikthimit në krye të një skuadre. Ashtu siç raportojnë mediat italiane, tekniku është në bisedime me Federatën e Futbollit të Armenisë. Tri vjet më parë ishte pikërisht De Biazi në drejtimin e Kombëtares shqiptare që me një fitore në Jerevan (3-0) siguroi matematikisht kualifikimin në Europianin e vitit 2016 që u organizua në Francë.

de biazi

Edhe leksioni në “Elbasan Arena” (2-1 për kuqezinjtë) duhet të ketë bërë efekt te krerët armenë të futbollit, të cilët po studiojnë pikërisht De Biazin si pasardhës të Vardan Minasian në stolin e kombëtares të Republikës që deri në vitet ’90 ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik. Duke u kthyer te përvoja e fundit e De Biazit, ajo daton thuajse një vit më parë, kur me 22 shtator merrte drejtimin e Deportivo Alaveshit. Vetëm nëntë ndeshje për italianin, me shkarkimin e tij që u zyrtarizua më 27 nëntor 2017.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"