Lajme të mira për Vllazninë, dy lojtarë gati për sfidën me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 9:26

Lajme të mira për Vllazninë, dy lojtarë gati për sfidën me Laçin

Vllaznia e ka nisur mbarë 2020-ën, por trepikëshi me Flamurtarin e ka hapur oreksin në Shkodër. Pas fitores me vlonjatët, ekipi ka nisur punën për takimin ndaj Laçit. 

Behar-Ramadani-696x466

Trajneri Jonuz, në seancën e djeshme, ka pasur të gatshëm përveç lojtarëve të tjerë edhe mesfushorin Ramadani, i cili ka munguar në seancën e parë anti-Laçi, e po ashtu me ekipin është bashkuar edhe sulmuesi moldav, Eugeni Sidorenko. Me sa mësohet, ky i fundit do jetë në dispozicion të stafit teknik, pasi i kanë ardhur dokumentet nga klubi me të cilin ka luajtur më parë dhe nga Federata e Futbollit të Moldavisë. Kjo procedurë është mbyllur dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e ndaj Laçit.

sidorenco

Ndërsa me përjashtim të Shehit, që do të mungojë ndaj Laçit, pasi plotësoi numrit katër të kartonëve të verdhë, trajneri Jonuz parashikohet ta ketë të plotë grupin. Vllaznia edhe këtë radhë luan në shtëpi, ku nesër pret Laçin në “Loro Boriçi”, takim i cili luhet në orën 17:00.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"