Lajme të mira për Teutën, dy lojtarë kthehen para sfidës me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 12:15

Lajme të mira për Teutën, dy lojtarë kthehen para sfidës me Skënderbeun

Teuta u rikthye te suksesi në kampionat, ku fundjavën e shkuar triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Vllaznisë. Tani “djemtë e detit” e kanë përqendruar vëmendjen nga ndeshja e radhës, në transfertën e Korçës. Trajneri Edi Martini duhet t’i bëjë llogaritë për këtë takim pa shërbimet e Lorenco Vilës. 21-vjeçari është një nga futbollistët më në formë të durrsakëve, por ndaj Skënderbeut mungon për shkak të plotësimit të numrit katër të kartonëve të verdhë. 

Teuta goli

Një mungesë e rëndësishme për Teutën duke parë rendimentin e Vilës në ndeshjet e fundit. Synimi janë 3 pikët, ndërsa trajneri Edi Martini do të jetë me “sy e veshë” nga infermieria. Rubin Hebaj me grip nuk u sakrifikua për sfidën ndaj Vllaznisë, ndërkohë që kapiteni dhe një nga lojtarët me më shumë eksperiencë në mbrojtjen e Teutës, Renato Arapi do të mund të jetë gati me 100% në ndeshjen që luhet në Korçë. Me dy titullarë më shumë, durrsakët do të jenë “top”.

PËRGATIJET — Teuta nisi dje përgatitjet për Skënderbeun. Nën drejtimin e stafit teknik grupi i lojtarëve është përgatitur në kompleksin “Olympic Park” në Durrës. Gjendja e skuadrës paraqitet optimale dhe të gjithë lojtarët kanë zhvilluar të plotë programin e përcaktuar. Stërvitja filloi me nxehje të lehtë, ku përgatitësi atletik Salillari vazhdoi punën me futbollistët me disa ushtrime fizike.

Teuta4563

Skuadra stërvitjen e vazhdoi me ushtrime aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë mes tyre. Harmonia në ekip shihet si një faktor kyç për një ecuri pozitive gjatë sezonit. Të gjithë lojtarët janë mjaft të motivuar dhe shpresojnë që të vijojnë me rezultate të mira dhe ta kalojnë dhe pengesën e radhës në Korçë. Brenda javës është programuar edhe videoanaliza, ndërsa në fundjavë do të udhëtojnë drejt Korçës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"