Lajme të mira për sulmuesin e Kombëtares, rikthehet nga dëmtimi dhe nis stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 17:20

Lajme të mira për sulmuesin e Kombëtares, rikthehet nga dëmtimi dhe nis stërvitjen

Lajme të mira për sulmuesin e Kombëtares, Armando Sadikun. Ditën e sotme, elbasanasi ka nisur nga stërvitja me ekipin e Malagas, teksa kishte pësuar një dëmtim së fundmi.

Sadiku-cabeceando-balon_1402370039_111423533_667x375

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është klubi i Malagas që përshëndet tifozët me një foto nga stërvitja e sotme, ku duket Sadiku që tashmë është rikthyer duke u stërvitur me grupin. Kujtojmë që Sadiku mungoi në grumbullimin e këtij muaji me Shqipërinë, duke humbur takimet me Andorrën e Francën, prej një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë.

74408613_501934497073065_5714271305189031936_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"