Lajme të mira për Partizanin/ Kundërshtarët e Saburtalo merkato vetëm në… dalje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 23:46

Lajme të mira për Partizanin/ Kundërshtarët e Saburtalo merkato vetëm në… dalje

Saburtalo, pavarësisht se është në mes të kampionatit, ka nisur lëvizjet në merkato. Ditën e djeshme klubi gjeorgjian njoftoi largimin e tretë nga radhët e skuadrës. David Ubilava ka vendosur të ndajë rrugët me klubin kryeqytetas pas vetëm gjashtë muajsh, ku luajti vetëm 7 ndeshje, pa lënë asnjë shenjë.

Saburtalo

Ndërkohë, pas dy ditësh, fituesit në fuqi të Kupës në Gjeorgji njoftuan dy largimet e tjera. Nodar Iashvili dhe Nodar Kavtaradze ndërprenë kontratën me klubin. Ashtu si Ubilava, asnjëri prej tyre nuk ishte titullar me Saburtalon. Kavtaradze luajti në 16 ndeshje në këtë sezon, por vetëm 6 prej tyre si titullar.

Statistika akoma më të dobëta regjistron Iashvili, që ka nisur si titullar vetëm 2 ndeshje. Ndërkohë, është zyrtarizuar rikthimi i mbrojtësit 21-vjeçar, Giorgi Jinjolava. Anësori i majtë vjen nga huazimi te skuadra e Cadiz B në Spanjë, ku nuk u ambientua dot.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"