Lajme të mira për Partizanin, “demat” me grup të plotë ndaj Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 13:40

Lajme të mira për Partizanin, “demat” me grup të plotë ndaj Bylisit

Ndërprerjet e shpeshta të kampionatit kanë bërë që edhe skuadrat të humbasin ritmin normal të aktivitetit, gjithsesi të kuqtë e kryeqytetit po mundohen të jenë gati për ndeshjen e radhës, ku më 7 dhjetor do të jenë mysafirë në Ballsh. 

partizani

Pozitiv është fakti se trajneri Lerda po punon me grup të plotë dhe ndaj Bylisit nuk ka asnjë lojtar të pezulluar. Gjithashtu, deri në këtë momente infermieria është bosh, kështu që alternativat për ballshiotët janë në maksimum.

Dilema e vetme ka të bëjë me statusin e Esat Malës, të cilin klubi e ka aneksuar për momentin. 21-vjeçari nuk u grumbullua për Laçin, si masë ndëshkuese për mosgatishmërinë për të rinovuar kontratën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"