Lajme të mira për Martinin, Teutës i rikthehen dy titullarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 20:58

Lajme të mira për Martinin, Teutës i rikthehen dy titullarë

Në ndeshjen e Vlorës, Edi Martini i bën planet me dy titullarë që rikthehen dhe pikërisht, Rustem Hoxha dhe Florent Avdyli që munguan në sfidën ndaj të kuqve. 

Teuta festa e golit (1)

Por mungojnë Silvester Shkalla dhe Fabian Beqja, të cilët u ndëshkuan me të kuq në ndeshjen ndaj Partizanit. Ndërsa Çyrbja dhe Khalid mungojnë për arsye dëmtimi.

Gjithsesi, trajneri i durrsakëve ka besim te lojtarët e gatshëm dhe synimi është marrja e një tjetër fitoreje në ndeshjen e Vlorës, në mënyrë që Teuta të afrohet edhe më shumë me kreun e renditjes.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"