Lajme të mira për Kumbullën, mbrojtësi shqiptar stërvitet me grupin dhe lë pas dëmtimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 20:14

Lajme të mira për Kumbullën, mbrojtësi shqiptar stërvitet me grupin dhe lë pas dëmtimin

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla u dëmtua në ndeshjen e së dielës kundër Bolonjës.

marash-kumbulla-verona_q0ve9p3w3djh11xikuzje6xn819-vjeçari duket se nuk ka asgjë serioze dhe siç raporton “Tuttomercato.web”, është rikthyer të stërvitet me grupin, ditën e sotme.

Ai është stërvitur rregullisht, duke treguar se nuk ka asnjë problem, pas atij dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fundjavës kundër Bolonjës në transfertë.

Kumbulla është duke bërë një sezon të shkëlyqer dhe luan si titular te Hellas Verona, që po ashtu po paraqitet mirë në Serinë A.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"