Lajme të mira për Kumbullën, mbrojtësi rikuperohet në kohë dhe është gati për sfidën me Gjimshitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 13:32

Lajme të mira për Kumbullën, mbrojtësi rikuperohet në kohë dhe është gati për sfidën me Gjimshitin

Lajme të mira për Veronën dhe Marash Kumbullën. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, prej disa javësh vuante nga një dëmtim që mori në ndeshjen ndaj Breshas, por tashmë është rikuperuar plotësisht dhe është bashkuar me skuadrën.

kUMBULLA58

Mediat në Itali bëjnë me dije se Kumbulla është rikuperuar dhe është stërvitur me grupin. Tashmë është në dorën e trajnerit, të vendosë, nëse do ta aktivizojë Kumbullën ndaj Atalantës, në sfidën e nesërme që do luhet në orën 15:00.

Nuk përjashtohet mundësia që qendërmbrojtësi shqiptar të luajë disa minuta, ndaj skuadrës së Gjimshitit për të rifituar sado pak formën e tij.

Kumbulla44

Kujtojmë që lojtari i Kombëtares, përpara dëmtimit po kalonte momente shumë të mira, duke u vlerësuar pozitivisht pas çdo ndeshje.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"