Lajme të mira për Kombëtaren, mbrojtësi hedh pas krahëve Covid-in dhe rikthehet në stërvitje me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2021 | 23:18

Lajme të mira për Kombëtaren, mbrojtësi hedh pas krahëve Covid-in dhe rikthehet në stërvitje me skuadrën

Një lajm i mirë ka ardhur nga Spanja, ku mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, i cili ishte i infektuar me COVID në grumbullimin me përfaqësuesen, pasi ka kryer testet e nevojshme, ka rezultuar negativ.

balliu

Shqiptari nuk ka pritur dhe është bashkuar me skuadrën e Vajekanos, ku ka kryer seancën e parë pas pauzës nga virusi. Balliu i largua nga grumbullimi me Shqipërinë pak para sfidës me Poloninë që u luajt në ”Air Albania” ndërsa ditë më vonë u mësua se ishte infektuar me virus.

Aktualisht, mbrojtësi i krahut ka fituar vendin e titullarit te skuadra spanjolle duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, mbrojtësi duket shumë i lumtur për rikthimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"