Lajme të mira për Juventusin nga infermieria, tre lojtarë kalojnë dëmtimin dhe bashkohen me ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 20:02

Lajme të mira për Juventusin nga infermieria, tre lojtarë kalojnë dëmtimin dhe bashkohen me ekipin

Juventusi do të presë Udinezen në shtëpi ditën e diel, në një ndeshje ku ekipi i Sarrit do të kërkojë të marrë tre pikët.Douglas+Costa+ACF+Fiorentina+v+Juventus+Serie+A0AbsJvJhQ1l

Në prag të kësaj sfide, lajme të mira vijnë për “Zonjën e Vjetër”, vijnë nga infermieria, teksa tre lojtarë të rëndësishëm kanë kaluar dëmtimin dhe janë bashkuar me ekipin.

Bëhet fjalë për Daglas Kostën, Bentakur dhe De Ligt. Të tre këta futbollistë kanë kaluar dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për ekipin në ndeshjen e fundjavës.de ligt

Rikuperime këto shumë të rëndësishme, sidomos në një moment kur bardhezinjve iu duhet të rikthehen te fitorja në kampionat, në mënyrë që të mos i largohen Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"