Lajme të mira për Interin, përballë Juventusit pritet të jetë titullar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 12:51

Lajme të mira për Interin, përballë Juventusit pritet të jetë titullar…

Të dielën në orën 20:45 edhe pse pa tifozë do të luhet derbi mes Juventusit dhe Interit, takim i vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A.

handanovic

Duket se për Interin ka lajme të mira mbi këtë takim, kjo pasi pritet që titullar të jetë Samir Handanoviç ndaj bardhezinjve.

Siç raporton “Gazzetta Dello Sport”, gardiani i Interit, brenda dy ditëve të ardhshme do të kryejë testet në dorën e majtë dhe do të rikthehet të stërvitet me grupin.

Me shumë mundësi ai do ta nisë këtë takim si titullar, nëse nuk do të ketë ndonje të papritur të momenteve të fundit. Do të ishte një rikthim me shumë peshë ky për Interin, që gjatë ndeshjeve të fundit ka vuajtur disi me Padelin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"