Lajme të mira për Interin, Inzagi rigjen yjet e skuadrës për sfidën ndaj Shaktarit në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 18:47

Lajme të mira për Interin, Inzagi rigjen yjet e skuadrës për sfidën ndaj Shaktarit në Champions

Më në fund ka lajme të mira për Interin. Pas barazimit 2-2 në kampionat, zikaltrit do të fokusohen ne Champions aty ku do të përballen me Shaktarin për Grupin D.

inzagi

Trajneri Simone Inzagi do të ketë të pranishëm me grupi dy lojtarët, Joakin Korrea dhe Arturo Vidal.

Të dy munguan në ndeshjet ndaj Fiorentinës dhe Atalantës, duke ia kushtëzuar zgjedhjet teknikut italian, por dyshja është rikuperuar në kohë duke udhëtuar për në Ukrainë me pjesën tjetër të skuadrës.

Një lajm mjaft i mirë ky për Interin që do të tentojë të marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve, nisur dhe nga humbja 0-1 me Real Madridin në sfidën e parë në grupe.

Lista e skuadrës së Interit kundër Shaktar Donetsk

Portierë:  Handanoviç, Kordaz, Radu.

Mbrojtësit:  De Vraj, Kolarov, Ranokia, Dimarko, D’Ambrosio, Darmian, Shkriniar ,  Bastoni.

Mesfushorët:  Dumfrajs Galiardini, Vesino, Perisiç, Çalhanoglu, Vidal, Barela, 77 Brozoviç.

Sulmuesit: Sançez, Xheko, Lautaro, Korrea.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"