Lajme të mira për Flikun, dy titullarët e Bajernit gati për PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 9:23

Lajme të mira për Flikun, dy titullarët e Bajernit gati për PSG-në

Lajme të mira për skuadrën e Bajernit që në ndeshjen e kthimit ndaj Parisit do të ketë në dispozicion Zherom Boateng, Lukas Hernandez dhe shumë mundësi dhe Leon Goreckën.

BAJERNI BAYERN

Rikthime të rëndësishme këto për trajnerin Hansi Flik, i cili shpreson te mrekullia dhe rikthimit në fushë edhe të sulmuesit kryesor, Robert Levandovski që edhe pse pohoi se nuk do të ishte i gatshëm, e la të hapur një mundësi për rikthim nëse nuk do të ndiente dhimbje në gju.

Polaku ka nisur fazën e riaftësimit dhe është duke u monitoruar me kujdes nga stafi mjekësor. Ndërkohë është për t’u parë nëse ndaj francezëve mund të jetë edhe Niklas Zyle, i cili doli i dëmtuar nga ndeshja e parë në Mynih për shkak të një tërheqjeje muskulore, ashtu si dhe Leon Gorecka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"