Lajme të mira për Etrit Berishën, shikoni çfarë bën Panuçi në stërvitjen e pasdites
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme, seancën starvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e 26 marsit ndaj Norvegjizë. Për herë të parë pas grumbullimit trajneri Panuçi, ka pasur në dispozicion grupin e plotë të futbollstëve.
Etrit Berisha është rikthyer të stërvitet me grupin duke lënë pas problemet fizike. Portieri kuqezi ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor, pasi iu nënshtrua një kontrolli të detajuar gjatë ditës. Ndërkohë në dispozicion të trajnerit ishte dhe mbrojtësi Gjimshiti, që kishte kërkuar leje nga trajneri për shkak të një fatkeqësie familjare.
Më pas ka mbërritur dhe Elseid Hysaj, i cili ka qenë i gatshëm për trajnerin në stërvitjen e pasdites. Trajneri Italian e ka bazuar punën e tij kryesisht në një stërvitje tekniko-taktike, duke dashur që të fillojë të injektojë në skuadër idetë e tij lidhur me detyrat që lojtarët do të zbatojnë në miqësoren e së hënës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"