Lajme të mira për Apoloninë, një holandez u bashkohet fierakëve. Ejoh ndryshon mendje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 14:09

Lajme të mira për Apoloninë, një holandez u bashkohet fierakëve. Ejoh ndryshon mendje

Duket se Kolela është i kënaqur me pjesën ofensive të skuadrës, nisur dhe nga studimi i videove të mëparshme, çka e ka shprehur edhe me drejtuesit e klubit. Apolonia pret të përforcohet me 3 lojtarë ganezë, njëri prej të cilëve sulmues i mirëfilltë dhe italiani i pankinës fierake do ta shihte si të kompletuar këtë repart. Shqetësimi i tij mbetet prapavija, ku kërkon më së paku 2-3 përforcime.
118784025_1819155828235601_4528749718031703108_n
Në provë janë Benito Çulli dhe malazezi Drago Bumbar, por ende nuk ka një vendim për ta, ndërkohë që ka ardhur së fundmi edhe një holandez, të cilin fierakët e pretendojnë si mbrojtës të majtë, por në skedën e tij figuron si mesfushor i linjës së djathtë.

Rotterdam - voetbal - Team O19 - fotodagen Jeugd-opleiding - portretten spelers en staf - teamfoto's jeugdspelers bij Sparta Rotterdam in het Stadion seizoen 2019/2020 - foto Carla Vos/Cor Vos © 2019

Argino Bokshoven, i datëlindjes 10 janar 2001, me gjatësi 1.76 m, është aktivizuar me ekipet e moshave te Sparta Roterdam dhe tashmë do të testohet tek Apolonia e trajnerit Xhovani Kolela. 19-vjeçari me gjasa do të firmosë për fierakët. Apolonia pret dhe një mbrojtës ganez, bashkë me 3 lojtarë afrikanë që janë në projektet e fierakëve. Kujtojmë se Apolonia gjer tani ka si përforcim Glejdis Ndraxhin, ndërsa janë larguar plot 4 lojtarë: Gelando Sharavolli, Redjan Kardhashi, Sokol Ymeraj dhe Endrit Çako.
Ejoh5
AFRIKANI – Ejoh bën prapakthehu dhe ka dalë dje në stërvitje me fierakët. Me sa duket, nigeriani nuk ka gjetur një opsion më të mirë dhe është i bashkuar grupit në stërvitje. Nga ana tjetër, drejtuesit e skuadrës nuk kanë ndryshuar asgjë në qëndrimin e vet, në lidhje me kërkesën që ka pasur Ejoh, për të luajtur vetëm në rolin e sulmuesit. Siç i është kërkuar edhe më parë, ai do të luajë ku të ketë nevojë ekipi. Ende nuk është nënshkruar me nigerianin dhe të shohim nëse përfundimisht Ejoh “do të ngulet” në Fier.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"